Konferenca e III Kombëtare e Financave, Sejko: Krijimi i stabilitetit financiar, një ndër faktorët mbështetës të ekonomisë

Konferenca e III Kombëtare e Financave, Sejko: Krijimi i stabilitetit financiar, një ndër faktorët mbështetës të ekonomisë
Konferenca e III kombëtare e Financave zhvilloi punimet gjatë ditës së sotme, ku pjesëmarrës ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj si dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gent Sejko, Guvernatori i BSH-së  tha se rritja e kreditimit stimuloi rritjen ekonomike në 3.5 %”.

Sipas Sejkos,  Banka e Shqipërisë synon krijimin e stabilitetit financiar si një ndër faktorët mbështetës të ekonomisë. Guvernatori në fjalën e tij, po ashtu vuri në dukje se mbështetja për ekonominë vjen nga rritja e kreditimit, ndaj për të kredia është një oksigjen.

“Synimi dhe roli që ne kemi si institucion është stabiliteti financiar. Nuk mund të mbështesim ekonominë pa kredinë, pasi kredia është një ‘oksigjen’ për ekonominë. Rritja e kreditimit ka stimuluar rritjen ekonomike në 3.5 %. Reformat strukturore të ndërmarra nga BSH dhe institucionet e tjera kanë nevojë për bashkëpunim dhe kërkime. Kemi shume tema, shumë studime cilësore që janë akoma në proces. Do të vazhdojmë të bëjmë punë studimore në funksion të objektivave”, deklaroi Sejko. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: