Kukësi-Skënderbeu, sot luhet finalja e titullit

Kukësi-Skënderbeu, sot luhet finalja e titullit
Ditën e sotme (16:30) luhet finalja e sezonit, Kukësi-Skënderbeu, ku në mes është titulli kampion, por edhe sakrificat e një sezoni të tërë. Për Kukësin sidomos është mundësia për të kurorëzuar një cikël suksesi në erën Gjici me një titull të parë historik për klubin verilindor.

Për Skënderbeun është mundësia e një rikuperimi të pabesueshëm për ta vendosur më pas titullin në shtëpi përballë Partizanit. E sigurt është se të gjitha kombinimet të çojnë aty në “Zeqir Ymeri”, ku pakkush mund të imagjinonte para pak vitesh kur stadiumi rikonstruktohej, se do të  kthehej në epiqendrën e një sezoni të tërë të Kategorisë Superiore, arenën e titullit.

Por në rast se 90-minutëshi ndaj Skënderbeut do të arrijë t’i mbajë verilindorët në krye, festa do të jetë historike. Kukësi kryeson me 1 pikë më shumë sesa Skënderbeu dhe 4 më shumë sesa Partizani. Pas përballjes me korçarët, kuksianët luajnë në javën e fundit ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. /e.a/

Foto: Një ndeshje mes Kukësit e Skënderbeut (Internet)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: