Leonardo Di Caprio ndahet nga e dashura

Leonardo Di Caprio ndahet nga e dashura
Aktori i famshëm Leonardo Di Kaprio është ndarë nga e dashura e tij, Nina Agdal.

Di Kaprio raportohet t’i ketë ndarë rrugët me Ninën para disa ditësh, por thuhet se kanë vendosur që të mbesin miq.

Çifti ishin parë bashkë në majin e vitit të kaluar, por si duket kaq e pati lidhja e tyre pas një viti.

41-vjeçari njihet për shumë lidhje me bukuroshe të famshme si Gisele Bundchen, Bar Rafaeli, Blake Lively, Erin Hertherton, Toni Gaarn, dhe Kelly Rohrbach. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: