Makina përplaset me mjetet e parkuara në Durrës, vdes shoferi

Makina përplaset me mjetet e parkuara në Durrës, vdes shoferi

Drejtuesi i një automjeti ka humbur jetën pasi automjeti i dalë jashtë kontrollit është përplasur.

“Ferik Hamita 35 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Dihatsu, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet tip Benz dhe Fiat, të cilat ishin të parkuara”, tha policia.

Shoferi është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Durrësit, ku ka ndërruar jetë. Aksidenti ndodhi në lagjen Nr.16 të qytetit bregdetar. /a.a/

Aksident në Durrës / Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: