Marina Vjollca ka ditëlindjen, i fejuari dedikim romantik në Instagram

Marina Vjollca ka ditëlindjen, i fejuari dedikim romantik në Instagram

Moderatorja e njohur dhe një nga vajzat më të bukura të panoramës shqiptare, Marina Vjollca, ka sot ditëlindjen. Priteshin urimet e miqve dhe njerëzve më të dashur. Por urimi më i shtrenjtë për të ka qenë ai i të fejuarit të saj, këngëtarit të njohur kosovar, Getoar Selimi

“Urime ditëlindjen nusja jeme, kemi me u plak bashkë!”- shkruan në Instagramin e tij Geti, pak sekonda pas mesnatës.

Një dedikim ky shumë romantik dhe që shpreh dashurinë e madhe që i lidh dy të rinjtë e suksesshëm të skenës shqiptare. Është një dedikim që secila vajzë do ta kishte zili nga partneri i saj, por që tregon se janë shanset konkrete për një finalizim të dashurisë me martesë, siç edhe flitet në media.

Lidhja dhe dashuria mes tyre ka njohur një shkëputje pak kohë më parë, e cila mërziti shumë fansat, por ajo i rezistoi problemeve dhe të dy u ribashkuan për të qenë sot edhe më të ngushtë se më parë. j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: