Ndërtimi i shkollave të reja në kryeqytet, Veliaj: 40 kërkesa nga biznesi

Ndërtimi i shkollave të reja në kryeqytet, Veliaj: 40 kërkesa nga biznesi
Bashkia e Tiranës i është bashkuar skemës së qeverisë, e cila parashikon kryerjen e investimit krejtësisht nga privati dhe shlyerjen nga shteti me këste me interesa në disa vite.  Projekti 1 miliard euro për përdorimin e finacimeve private për investime publike do të përfshijë ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet.

Kjo skemë ka tërhequr vëmendjen e biznesit privat dhe në Bashkinë e Tiranës kanë mbërritur 40 kërkesa për ndërtimin e shkollave.

Kreu i Bashkisë së Tiranës në fjalën  e tij u shpreh se: “Skema që kemi propozuar është që të ndërtojmë 20 shkolla menjëherë duke përdorur kapital privat dhe paratë vjetore që ne i harxhojmë në investime të ngadalta ndër vite, t’i përdorim si këste për sektorin privat. Interesi ka qënë i pabesueshëm dhe sot kemi mbi 40 shprehje interesi pikërisht të njerëzve që kanë depozita apo linja kreditimi në banka dhe më mire se t’i mbajnë me interes negativ, t’i fusin në një skemë të tillë”.

I pranishëm në Konferencën e III Kombëtare të Financave, kryetari i Bashksie së Tiranës tha se po shkojmë drejt investimeve me eficencë ekonomike.

“Sheshi është një koncept financimi për Bashkinë, i gjithë barku i sheshit është parkingu me i madh në Tiranë me 358 vende, dhe kalkulimi ynë është që për 1 vit e gjysmë të nxjerri lekët e veta dhe për 4-5 vite lekët e gjithë sheshit”, tha Veliaj gjatë fjalës së tij. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: