Parashikimi i motit sot, e premte 26 maj 2017

Parashikimi i motit sot, e premte 26 maj 2017
Vendi jonë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat e ku herë pas here vranësirat do të gjenerojnë deri në  shira të izoluar.

Në zonat malore do të kemi një përqendrim më të madh të vranësirave duke u shoqëruar edhe me shira.

Pjesa e dytë e ditës dhe orët e mbrëmjes do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira lokale zonat malore jugore-juglindore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi juglindor.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë 2 gradë rritje të tyre.

Temperaturat në vlerat e tyre maksimale dhe minimale parashikohen të jenë:

Vendet malore              10°/20°C,

Vendet e ulëta                12°/23°C,

Vendet bregdetare        10°/22°C . /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: