Piktori Arben Golemi vjen me “Tjetërsim”

Piktori Arben Golemi vjen me “Tjetërsim”
Nga 2 deri më 23 Qershor, në Galerinë Kombëtare të Arteve hapet ekspozita “Tjetërsim” i piktorint  Arben Golemi.

Në hapje të sezonit turistik, kjo ekspozitë vetjake sjell në Galerinë Kombëtare të Arteve punë të autorit në harkun kohor 2005-2017. Kuratori i ekspozitës z. Ylli Drishti ka përzgjedhur për këtë ekspozitë rreth 67 punime në teknikë mikse, duke i dhënë publikut një panoramë të rrugës krijuese të Golemit gjatë këtyre viteve.

Sipas konceptit kuratorial ekspozita përmban katër cikle kryesore; Berati, Neë York, Baroque dhe Pylli. Këto cikle piktorike përbëhen nga tablo unikale të cilat nuk përsërisin njëra tjetrën, përkundrazi na sjellin një larmi kompozicionale dhe një fuqi koloristike të papritur. Kjo është ekspozita e katërt vetjake e autorit në Galerinë Kombëtare,  ai është një nga piktorët e rëndësishëm të artit modern shqiptar. “Tjetërsim” do të ekspozohet në sallën kryesore të ekspozitave në Galerinë Kombëtare. j/m

Shpërndajeni me miqtë tuaj: