Pogradec, sekuestrohen rreth 55 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Pogradec, sekuestrohen rreth 55 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Policia e Pogradecit njofton se një tjetër rast i "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" është zbuluar në fshatin Lin, të Pogradecit.  Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë kanë sekuestruar rreth  55 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në fshatin Lin, rreth 300m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale:  53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 55 kg.

Ndërkohë policisa po punon për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet lidhur me këtë ngjarje  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni: Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: