Rama në Fier: Na duhet fuqia juaj për të vijuar reformat

Rama në Fier: Na duhet fuqia juaj për të vijuar reformat
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e grave dhe vajzave të Fierit më 25 qershor, për të çuar përpara reformat e marra nga qeveria në mandatin e saj të parë.

Kryetari socialist shpjegoi edhe njëherë marrëveshjen me demokratët, duke thënë se ajo erdhi në momentin e duhur.

“S’donim të shkelnim Kushtetutën e të pranonim të shtynim datën përtej Kushtetutës. Një grup njerëzish u mblodhën në çadër nga frika e drejtësisë, por ne s’donim që PS të fitonte zgjedhjet pa kundërshtarë, sepse Shqipëria e 25 viteve s’do ishte njësoj si do jetë tani. Kur bëmë marrëveshjen nuk llogaritëm sa karrige donin ata, - tha Rama. - I donin për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda? Bujrum. I morën, le ta shohin ç’bëjmë ne me administratën. Në atë moment bëmë gjënë e duhur, s’ma ka ngrënë mendja ndonjëherë siç ju luta Lulit për ta takuar. Mos humbni kohë me ata që dalin në TV dhe thonë këta janë marrë vesh, etj. Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë, ja sheshi, ja mejdani dhe pastaj vendos populli kush do mbajë timonin e reformave për 4 vitet e ardhshme. Na jepni fuqinë që na duhet”, apeloi Rama. /e.a/

Foto: Edi Rama (Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: