SHBA, avioni bie mbi makina në autostradë (Video)

SHBA, avioni bie mbi makina në autostradë (Video)
Një avion i vogël ka shpërthyer mbi disa makina pasi është përplasur me një shtyllë elektrike para se të rrëzohej mbi rrugë.

Raportohet se rrëzimi i avionit ka ndodhur dje ne një rrugë të shumë frekuentuar në Mukilteo të Uashington në SHBA.

Në pamje dallohen makinat që kanë ndaluar para semaforit të kuq dhe pak sekonda më pas dallohet avioni që vjen nga e djathta dhe pasi prek me telat e korentit ka shpërthyer në flakë.

Nga ky aksident një numër i madh makinash janë dëmtuar, por fatmirësisht asnjë person nuk ka pësuar dëme serioze. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: