Sherr me thika në Durrës, dy persona të vdekur

Sherr me thika në Durrës, dy persona të vdekur
Dy persona mbetën të vdekur, ndërsa një tjetër u plagos gjatë një konflikti me thika në fshatin Rrushkull të Durrësit.

Lulëzim Qamo, 35-vjeç dhe Yzedin Shallari rreth, 60 vjeç humbën jetën pas një përleshjeje me thika në vendin e punës, që ndodhi në rezervatin e Rrushkullit në Durrës.

Policia vendore u njoftua nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ishin dërguar për mjekim të plagosur shtetasit Eduart Xhaferri dhe Yzedin Shallari, i cili vdiq më pas në spital nga plagët e marra.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se konflikti ka qenë i çastit dhe nga verbal është kthyer në fizik ku palët kanë goditur me thikë njëri-tjetrin dhe për pasojë Qamo ka ndërruar jetë menjëherë. Dyshohet se shkak është bërë parkimi i një automjeti.

Viktima tjetër, Yzedin Shallari vdiq në spital, ndërsa Xhaferri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit që u kthye në vrasje te dyfishtë.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: