Shuhet këngëtari Chris Cornell

Shuhet këngëtari Chris Cornell
Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare këngëtari i “Soudgarden” dhe “Audioslave”, Chris Cornell. Ai cilësohej si një prej zërave më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit.

Përfaqësuesi i Cornell, Brian Bumbery sqaroi përmes një deklarate se, kjo vdekje ishte e “beftë”. Familja, sipas tij, po bashkëpunon ngushtë me mjekun përgjegjës, për të caktuar shkakun e humbjes së njeriut të tyre të dashur. Të afërmit kërkojnë të respektohet dhimbja e tyre e të ruhet privatësia.

Cornell u shua pak pas interpretimit në një koncert të “Soundgarden” në Detroit, mbrëmjen e së mërkurës.

Kitaristi i Led Zeppelin, Jimmy Page ishte ndër të parët që i bënë homazhe artistit, duke shkruar në “Twitter”: U prehsh në paqe, Chris Cornell! Një njeri jashtëzakonisht i talentuar, gjithmonë i ri, e që do të na mungojë tmerrësisht shumë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: