Siri, fëmija lind me dy koka i gjallë

Siri, fëmija lind me dy koka i gjallë
Një fëmijë me dy koka ka lindur i gjallë në Sirinë veri-perëndimore dhe ndodhet në terapi intensive në një spital të Turqisë.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni panarab Arabiya, duke cituar burime mjekësore të rajonit të Idlibit, i cili gjendet jashtë kontrollit qeveritar dhe prej vitesh teatër i bombardimeve intensive ruse, qeveritare siriane dhe amerikane.

Zona ku lindi i vogli, ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve kimike nga 2012 deri më sot. Përdorimi i fundit i mundshëm i armëve kimike në zonën ku lindi foshnja, ka ndodhur në prill dhe ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra personave. /e.a/

Foto: Ilustruese

Shpërndajeni me miqtë tuaj: