Sulm ndaj një autobusi me të krishterë, 23 të vdekur në Egjipt

Sulm ndaj një autobusi me të krishterë, 23 të vdekur në Egjipt
Në një sulm kundër një autobusi që transportonte të krishterë në jug të Egjiptit janë vrarë të paktën 23 persona dhe janë plagosur  rreth 25 të tjerë, njoftoi Khaled Megahed zëdhënës i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë.

Khaled Megahed deklaroi se “të plagosurit janë dërguar në disa spitale pranë qytetit Minya”.

Autobusi po transportonte rreth 45 persona në drejtim të manastirit Anba Samuel kur persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të automjetit.

Sulmet kundër kristianëve janë rritur gjatë viteve të fundit pasi grupet e armatosura i akuzojnë ata se mbështetën ushtrinë kur u rrëzua presidenti islamik, Mohammad Morsi në vitin 2013. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: