Tenton vetëvrasjen, 62-vjeçarja pret damarët

Tenton vetëvrasjen, 62-vjeçarja pret damarët
Një grua ka tentuar vetëvrasjen në Durrës.

Policia tha se 62-vjeçarja me iniciale K.M., banuese në Durrës, ka tentuar të presë damarët e duarve me mjete prerëse për shkaqe ende të pazbardhura.

Ajo u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, mes gjakut, dhe u dërgua në spitalin e Durrësit.

Për shkak të gjendjes kritike, 62-vjeçarja është nisur me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes mjekësor. /a.a/

Autoambulancë në Durrës /Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: