Vlorë, asgjësohen rreth 143 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva

Vlorë, asgjësohen rreth 143 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva
Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 143 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Në vijim të kontrollit të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Novoselës, shërbimet kanë konstatuar 95 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, të mbjella në vendin e quajtur "Vërri i Poros", fshati Poro (pronë publike) dhe një parcelë me 48 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva në fshatin Mërtiraj, pranë vendit të quajtur "Përroi i Kaminave", të cilat dyshohet se kanë mbirë vetë përgjatë shtratit të përroit.

Policia e Vlorës ka bërë asgjësimin e tyre me shkulje dhe djegie.

Ndërkohë grupi hetimor vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. /e.g/

Foto ilustruese dhe informacioni, marrë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit

Shpërndajeni me miqtë tuaj: