Vodhën një fabrikë në rrugën e “Qelqit” në Tiranë, arrestohen 2 persona dhe 3 të tjerë në kërkim

Vodhën një fabrikë në rrugën e “Qelqit” në Tiranë, arrestohen 2 persona dhe  3 të tjerë në kërkim
Policia e  Tiranës ka vënë në pranga dy persona, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim, pasi akuzohen për një vjedhje në një fabrikë në datën 21 maj.

Të arrestuarit janë: Danjel Dulellari, 27 vjeç, banues në Tiranë; Elton Halil, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Ndërsa në kërkim u shpallën: F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”; D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”; L. S. (po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve)

Policia lidhur me këtë ngjarje sqaron se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 21.05.2017, në rrugën e “Qelqit”, ku në magazinat, në brendësi të një fabrike kanë marrë, një kompresor. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kompresori i dyshuar i vjedhur në magazinat e kësaj fabrike.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2-25 i Kodit Penal. /e.g/

Foto ilustruese: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: