Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagoset rëndë 42-vjeçari

Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagoset rëndë 42-vjeçari
Një 42-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja u regjistrua në lagjen “Perash, në vendin e quajtur sheshi “Isa Boletini”. Ilir Hajdari i njohur ndryshe si “Mir Vetulla”, ka qenë i ulur në një lokal anës rrugës kur u qëllua disa herë ne drejtim të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas raportimeve autori/ët kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe ata e kishin ruajtur në lëvizjet e tij të plagosurin, ndaj të cilit qëlluan disa herë me armë zjarri.

Shtetasi i plagosur 42-vjeçar u dërgua në spitalin rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas njoftimit të policisë,  më datë 28.06.2017, rreth orës 21:30 ka pasur të shtëna me armë në lagjen “Perash” në vendin e quajtur “Sheshi Isa Boletini”. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi I. H., 42 vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.

Pritet që në ndihme ti vijnë edhe pamjet filmike të disa subjekteve përreth që kanë filmuar ngjarjen. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: