Pas denoncimit të bërë nga 4 të rinjtë e PD-së, ka shoqëruar në ambientet e komisariatit shtetasin A.K 28 vjeç, me detyrë punonjës i policisë bashkiake të Urës vajgurore.
Në bazë të kallëzimit dhe të pretendimeve të 4 shtetaseve, dyshohet se shtetasi A.K u ka grisur fletëpalosjet të cilat kanë qenë duke i shpërndarë si dhe ka debatuar me njërën prej tyre konkretisht me shtetasen K.A, 22 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore.
Menjëherë pas kallëzimit të marrë, shtetasi A.K, është shoqëruar nga Policia në ambjentet e Komisariatit të Policisë Ura Vajgurore.
Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit A.K, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrësve në zgjedhje”. /e.a/
Foto: Ilustruese