Ishte person në kërkim, shqiptari kapet me 60 kg kanabis në Greqi

Ishte person në kërkim, shqiptari kapet me 60 kg kanabis në Greqi
Një shtetas shqiptar është arrestuar në rrethinat e Kosturit, për futjen e një sasie droge nga Shqipëria në Greqi.

Shtetasi shqiptar 31-vjeçar u arrestua në momentin që po përpiqej të fshihte dy thasë të mëdhenj. Me ndërhyrjen e policisë, në të dy thasët u gjet një sasi kanabisi me peshë 59,9 kilogramë. Kanabisi ishte ambalazhuar në 55 paketa.

Sipas policisë së Verias që ndërmori aksionin, ai e kishte sjellë pak më parë drogën nga Shqipëria. Nga verifikimi i të dhënave rezultoi se 31 vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim për arratisje nga burgu.

Ndërkohë më 18 korrik 2016, ai kishte dalë me leje disaditore nga burgu, ku vuante dënimin për vepra që lidhen me trafikun e drogës dhe që nga ai moment nuk u kthye më në burg, dhe policia po heton se ku ka qenë gjatë kësaj periudhe gati njëvjeçare. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: