Ne kuadër të operacionit antidrogë te koduar “Bjondi”, janë sekuestruar 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit:
1.Emiljano Peçi, 32 vjeç banues në lagjen “Liri Gero”, Fier.
2.Blendi Rushi, 38 vjeç, banues në lagjen “1 Maji” Fier.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit Blendi Rushi u gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Emiljano Peçi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë e ndarë në disa doza.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. /e.a/