Makina përplas për vdekje këmbësori në Bulgarec, humb jetën 50 vjeçari

Makina përplas për vdekje këmbësori në Bulgarec, humb jetën 50 vjeçari
Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së martës (27 qershor2017) në një aksident rrugor në Korçë.

Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Bulgarec, ku shtetasi T.P rreth 50 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 716EF ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka qenë këmbësor në rrugë.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /e.g/`

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: