Milan, Donnarumma refuzon rinovimin e kontratës

Milan, Donnarumma refuzon rinovimin e kontratës
Gianluggi Donnarumma nuk ka rinovuar kontratën e tij me Milanin dhe ky është një vendim që nuk njeh hapa pas.

Më keto fjali u paraqit në konferencën për shtyp administratori i deleguar i kuqezinjve Marco Fassone, pas takimit me menaxharin e gardianit, Mino Raiolo. Për Fasonen ky është një lajm i trishtë për të dhe pavarësisht tentativave të një pas njëshme nga ana e drejtuesve, ata nuk ia dolën dot ta bindnin talentin 18-vjecarë.

“Menaxheri i Donnarummas, më komunikoi vendimin e klientit të tij.Ai nuk do të rinovojë kontratën e tij me Milanin. Kjo është përgjigjja përfundimtare dhe ne nuk mund të bëjmë më asgjë. Drejtori Sportiv i Milanit, Mirabelli i kishte propozuar një rinovim shumë të rëndësishëm lojtarit në javën e ardhshme, por duket se oferta e bërë nuk e ka kënaqur. Ndihemi të keqardhur, pasi Giggo për ne është një element shumë i rëndësishëm, e ardhmja e Milanit do të niste pikërisht nga ai. Në këto kushte kontrata e tij skadon më 2018.” Donnarumma sezonit tjetët në shitet, largohet me parametra zero.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: