Piktori i Merituar Agim Faja ndërron jetë në moshën 74 vjeçare

Piktori i Merituar Agim Faja ndërron jetë në moshën 74 vjeçare
Piktori i Merituar Agim Faja ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Ceremonia e varrimit bëhet sot në orën 17:00 në Shijak.

Agim Faja ka lindur në Shijak në 14 mars 1939, ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Pedagogjike në Elbasan në vitin 1954 dhe më pas shkon në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, ku përfundon studimet në vitin 1958.

Në vitin 1960 ndjek edhe studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve i sapo hapur në atë kohë, ku merr mësime nga pedagogët Vilson Kilica dhe Guri Madhi.

Agim Faja është pjesëmarrës në shumë ekspozita kolektive dhe personale.

Në vitin 1987 i akordohet titulli "Piktor i Merituar", kurse në vitin 1996 presidenti i asaj kohe Sali Berisha i jep titullin "Pishtar i Demokracisë". Ai është nderuar edhe me titullin "Qytetar Nderi i Shijakut". /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: