Sadiku merr “mungesë pa arsye”, Zurich justifikon mungesën e Kukelit

Sadiku merr “mungesë pa arsye”,  Zurich justifikon mungesën e Kukelit
Pas një pushim veror 16-ditor ekipi i FC Zurich ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ardhshëm 2017/18.

Trajneri Uli Forte dhe stafi i tij mirëpritën 20 lojtarë si fillim zyrtar i përgatitjeve për sezonin e ri. Munguan në stërvitje Umaru Bangura, Raphael Dwamena, Burim Kukeli, Kevin RUEGG, Nicolas Stettler dhe portieri Andris Vanins. Të gjithë ata që munguan për shkak të impenjimeve të fundit me ekipet e tyre kombëtare, u është lënë disa ditë më tepër pushime.

Allmend Brunau dhe Albin Sadrijaj janë huazuar te FC Le Mont. Futbollisti tjetër me origjinë shqiptare i këtij ekipi, Mirlind Kryeziu, mungoi për arsye dëmtimi në një ligament dhe është në fazë rehabilitimin..

Armando Sadiku ende zotëron një kontratë deri në verën e vitit 2018 me FC Zurich, por e ardhmja e tij në këtë klubin e Zurich është e pasigurt. Ai ishte i huazuar në pjesën e dytë të këtij sezoni te Lugano, ekip të cilin e drejtoi me sukses Paolo Tramezzani. Me mbylljen e sezonit Tramezzani, edhe pse shihej si pasues i Gianni de Biasi në stolin e kombëtares sonë, kaloi zyrtarisht te Sion.  Sadiku normalisht duhet të kthehej te FC Zurich.

Drejtuesit e klubit, ndryshe nga rasti i Kukelit, nuk e kanë motivuar mungesën e Sadikut në stërvitje. Autori i dy golave në ndeshjen e fundit të kombëtares sonë kundër Izraelit, me shumë gjasa, do t’i bashkohet Sion, ekipi që do të drejtohet më tej nga Tramezzani.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: