Shërbimi “eKiosk”, bashkia e Tiranës, gati projektin për dokumentet

Shërbimi “eKiosk”, bashkia e Tiranës, gati projektin për dokumentet
 

Qytetarët mund të paraqiten dhe të pajisen në kohë reale, me dokumentet elektronike: certifikatë lindje, certifikatë martesore, certifikatë shtetësie, certifikatë vendbanimi

Bashkia e Tiranës pritet që të implementojë së shpejti një projekt të njohur si “eKiosk” apo kioska elektronike që synon të shkurtojë burokracitë për qytetarët në marrjen e disa shërbimeve. Projekti do të zbatohet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë dhe vjen në kushtet kur numri i banorëve vlerësohet të jetë 860 mijë duke e vështirësuar menaxhimin e një sërë proceseve administrative të nevojshme të lidhura me pajisjen me dokumente të gjendjes civile. Por çfarë do të ofrojë një kioskë elektronike. “Të gjitha ato do të jenë të lidhura me sistemin elektronik të gjendjes civile, nga ku qytetarët mund të paraqiten dhe të pajisen në kohë reale me dokumentet elektronike: certifikatë lindje, certifikatë martesore, certifikatë shtetësie, certifikatë vendbanimi”, thuhet në dokumentin e Bashkisë së Tiranës. Shërbimi do të ofrohet 24 orë. Projekti do të implementohet nga një kompani private që pritet të përzgjidhet brenda korrikut ndërkohë që vetë Bashkia e Tiranës do të ketë një grup të posaçëm që do të ndjekë fazat e zbatimit. Për të zbatuar këtë projekt është vënë ën dispozicion nga buxheti I bashkisë një fond limit 17 milionë lekë. Pajisjet pritet që të instalohen pranë Bashkisë së Tiranës dhe njësive administrative të saj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: