Shorti i Europa League: Me fat Skënderbeu, Partizani e Tirana pa surpriza

Shorti i Europa League: Me fat Skënderbeu, Partizani e Tirana pa surpriza
Tre ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Europa League për këtë sezon mësuan sot në Nion kundërshtarët e tyre.

Pritej që shorti të ishte i lehtë për Skënderbeun, i vështirë për Tiranën dhe Partizani të kishte përballë një kundërshtar gati të ngjashëm me të. Pa asnjë suprizë, ashtu ndodhi.

Skënderbeu do të ketë përballë në ekip gati amator në turin e parë të Europa League. Ekipi i St. Julia të Andorrës thjesht konsiderohet pjesëmarrëse në Kupat e Europës, pasi prej pesë edicionesh nuk shënon dot asnjë gol në raundet eliminatore. Andorra është një mikroshtet i kontinentit tonë.

Ndeshjen e parë Skënderbeu do ta luajë në Korçë më 29 qershor, ndërsa një javë më vonë do të luajë në transfertë.

Partizani përballë do të ketë bullgarët e Botev Plovdiv, një kundërshtar gati i një niveli me të kuqtë e Starovës, me nënkampionët e Shqipërisë që shohin shanse kualifkimi.

Ndeshjen e parë Partizani do ta luajë në Elbasan më 29 qershor dhe atë të kthimit në Bullgari më 6 korrik.

Fituesit e Kupës së Shqipërisë, edhe pse ranë në një kategori më poshtë, fituan të drejtën e pjesëmarrjes në Europa League.

Bardheblutë e Tiranës, siç pritej të kishin përballë një skuadër më të fortë, për shkak të koeficentit shumë të ulët, do  të jenë përballë ekipit izraelit, Maccabi Tel Avivi. Skuadra izraelite me shumë përvojë në kompeticionet evropiane, ka luajtur dhe në fazën e grupeve të Uefa Champions League. Tirana me një kundërshtar të tillë, ndoshta edhe me të fortë nga ç'priste, llogaritë ka nisur t'i bëj që tani për rikthimin në Superiore.

Ndeshjen e parë skuadra e Tiranës do ta luajë në Izrael më datë 29 qershor, ndërsa të kthimit më datë 6 korrik, në Shqipëri.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: