Skënderbeu merr sulmuesin e kombëtares malazeze Vujoviç, pritet Handziç

Skënderbeu merr sulmuesin e kombëtares malazeze Vujoviç, pritet Handziç
Goran Vujoviç është përforcimi më i radhës i Skënderbeut.

Pas afrimit të dy lojtarëve cilësorë nga kampionati shqiptar, Donjet Shkodra e Bruno Dita, Skënderbeu i është drejtuar tregut të huaj ku në Roganska të Sllovenisë, atje ku po vijon përgatitjet për sezonin e ri, ka gjetur akord me sulmuesin malazez.

Goran Vujoviç, nga FK Budućnost Podgorica kalon te Skënderbeu

Te Skënderbeu pritet firma dhe prezantimi i Vujoviç, 26-vjeç, i cili ka marrë edhe konfirmimin e trajnerit Ilir Daja. Sezonin e fundit Vujoviç ishte sulmues i ekipit malazez FK Budućnost Podgorica, si dhe i kombëtares malazeze.

Sulmuesi boshnjak, Haris Handziç, pranë firmës me Skënderbeun

Edhe ish-lojtari boshnjak i Debrecen, Haris Handziç, është shumë pranë akordit me Skënderbeun. Palët kanë rënë parimisht dakord, ndërkohë pritet që ai t’i shtohet listës së lojtarëve të Skënderbeut, afruar gjatë merkatos së verës.

Në mbyllje të këtij sezoni, Skënderbeut i janë larguar disa emra të rëndësishëm si Salihi, Orelesi, Fukui, Idrizaj, Ogunjimit dhe Predescu.

Sipas stafit drejtues të Skënderbeut, merkato do të vijojë me emra të tjerë lojtarësh cilësorë. Pas miqësores së parë që humbën 3-2, kundërshtarët e radhës për Ujqërit do të jenë nënkampionët e Hungarisë, Videoton FC. Ndeshja do të zhvillohet sot, 15 qershor, ora 17:30.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: