Stella McCartney, veshje plastike për të shpëtuar ambientin

Stella McCartney, veshje plastike për të shpëtuar ambientin
 

Ajo ka një kujdes të veçantë për ambientin dhe kafshët. Stella McCartney, stilistja e njohur, dallohet për përdorimin e lëkurës ekologjike dhe është kundër përdorimit të peliçeve natyrale. Sot, që një pjesë e madhe e botës së modës po lëviz shumë në këtë drejtim, stilistja e ka rritur edhe më shumë aktivitetin e saj në këtë kauzë.

Me rastin e Ditës Botërore të Oqeaneve, Stella McCartney, ka deklaruar realizimin e një koleksioni me fibra tekstile të dala nga produktet plastike, të gjetura në Oqean, si rrjeta peshkimi, mbetje dhe shishe.

“Të transformosh diçka shkatërruese në diçka seksi është “cool”, si mund të mos jetë luks?”-ka deklaruar ajo.

(burimi, Vogue.it)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: