Syri i Ciklopit, një bukuri e kaltër shumë pranë Tiranës

Syri i Ciklopit, një bukuri e kaltër shumë pranë Tiranës
Syri i Ciklopit ose siç i thonë ndryshe Gjurma e Ciklopit ndodhet rreth 4 km poshtë Krrabës, në fshatin e quajtur Skëterrë, në luginën e lumit Erzen.

Ai është rreth 20 m i gjerë dhe 120 m i thellë si një perlë e fshehur në grykën e Krrabës.

Një humnerë e vogël rri në fund të shkëmbinjve të Krrabës, dhe poshtë saj është një liqen me ujë të smeraldtë, për të cilin thonë se është vendi ku bisha dha shpirt e pas tij mbeti një liqen në formë zemre. Shkurtimisht kjo legjendë flet për një bishë të stërmadhe (pothuaj të gjitha legjendat shqiptare kanë një gjigand apo një ciklop), e cila e përndjekur nga banorët e zonës, pas shumë dëmeve që kishte shkaktuar, përfundoi pikërisht poshtë këtyre shkëmbinjve. Thonë se aty ku shkeli për herë të fundit bisha, mbetën gjurmët e gërvishtjes së kthetrave të tij dhe aty ku vdiq, mbeti një liqen në formë zemre.

Si të gjitha legjendat që trupin dhe kokën i kanë në imagjinatë por këmbët i kanë të ngulura fort tek e vërteta, edhe në këtë rast, shihen disa gërvishtje të thella në shkëmb dhe liqenin e mrekullueshëm në formë zemre. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: