Vlorë, mbytet në det pushuesi 76-vjeçar nga Fieri

Vlorë, mbytet në det pushuesi 76-vjeçar nga Fieri
Një 76-vjeçar nga Fieri humbi jetën mëngjesin e sotëm ndërsa lahej në plazhin e Vlorës.

Policia njofton se rreth orës 10:55 në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetas, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përket shtetasit  me inicialet M.H.,  rreth 76 vjeç, banues në Fier. Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.

Ende nuk dihet  nëse vdekja e të moshuarit është shkaktuar nga mbytja në det apo ndonjë infarkt kardiak.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e shkaqeve. /e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: