Zyrtare: Musta "ndërron" bregdet, merkato e Flamurtarit (Foto)

Zyrtare: Musta "ndërron" bregdet, merkato e Flamurtarit (Foto)
Flamurtari bën prezantimin e radhës në merkato. Mesfushori Emiljano Musta, i ardhur nga Teuta, është prezantuar sot në Vlorë si blerja më e fundit e këtij ekipi.

Skuadra e Shpëtim Duros, ka qenë tepër aktive në merkato. Pavarësisht disa largimeve, si ajo e kapitenit Bruno Telushi, Flamurtari që në nisje të merkatos ka bërë blerjet më të rëndësishme në Kategorinë Superiore.

Mesfushori Emiljano Musta është zyrtarisht përforcimi i radhës i Flamurtarit

Emri : Emiljano Musta

Ditëlindja : 31 Janar 1992

Kombësia: Shqiptare

Pozicioni: Mesfushor

Ekipi i sezonit të fundit: Teuta

Sulmuesi Ardit Hoxhaj rikthehet në Vlorë dhe zyrtarisht është futbollist i Flamurtarit

Emri: Ardit

Mbiemri: Hoxhaj

Datëlindja: 20 Korrik 1994

Pozicioni: Sulmues

Ekipi i sezonit të fundit: Korabi

 

Portieri Adis Nurkoviç është zyrtarisht përforcimi i radhës i Flamurtarit

Emri: Adis Nurkoviç

Ditëlindja: 28 Prill 1986

Kombësia: Kosova

Gjatësia: 1,95 m

Pozicioni: Portier

Skuadra e fundit: NK Travnik

 

Mbrojtësi Goran Siljanovski, një nga blerjet më të rëndësishme të Flamurtarit

Ditëlindja : 1 Korrik 1990

Vendlindja: Tetove

Mosha : 26 vjeç

Gjatësia : 1,77 m

Kombësia : Maqedonia

Pozicioni : Mbrojtës i djathtë

Karriera :

2009 – 2012 : Vardar ( Maqedoni )

2012 – 2014 : Renova ( Maqedoni )

2014 -2017 : Rabotnicki ( Maqedoni )

2017 - Flamurtari

Ekipi kombeëar : Maqedonia

Mbrojtësi i Vllaznisë Ditmar Bicaj ishte i pari futbollist që u zyrtarizua te Flamurtari

Emri: Ditmar

Mbiemri: Bicaj

Datëlindja: 26.02.1989

Pozicioni: Mbrojtës

Gjatësia: 1.93 m

Pesha: 89 kg

Karriera:

2006-08 Dinamo

2008-09 Bellasica Petrich (Bullgari)

2009-10 Tirana

2010-14 Skenderbeu

2014-15 Tractor Sazi (Iran)

2015-16 Partizani

2016-17 Vllaznia

2017- Flamurtari

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: