Zyrtare / Armando Sadiku firmos për tre sezone me Legia Varshavë

Zyrtare / Armando Sadiku firmos për tre sezone me Legia Varshavë
Armando Sadiku ndodhej në Varshavë, ku pasi kreu testet mjekësore firmosi pasdite me Legia Varshavë.

Armando Sadiku, 26-vjeç, pasi mbërriti në Varshavë të mërkurën për testet mjekësore,  zyrtarisht është një futbollist i Legias, duke firmosur edhe një kontratë 3 vjeçare me kampionët e Polonisë. Legia zgjodhi edhe çështjen e kartonit të Sadikut me Zyrih, që sezonin e kaluar e huazoi te Lugano. Ndërkaq, Legia e Varshavës e drejtoi vitin e kaluar për një periudhë të shkurtër trajneri shqiptar Besnik Hasi, i cili drejton aktualisht Olympiakos. Ndeshja e fundit e Sadikut ishte ajo në Izrael, më kombëtaren e Shqipërisë, ku ai shënoi në fitoren 3-0, dy golat e parë që rikthyen kuqezinjtë në vend të tretë të kualifikueseve të botërorit rus.

 

Sadiku shënoi dy gola në fitoren e fundit ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Rusi 2018, që kuqezinjtë e fituan 3-0. Kjo fitore mban kuqezinjtë në vend të tretë.

Në kujtim të tifozëve shqiptarë ai do të mbahet mend veçanërisht për golin historik që shënoi ndaj Rumanisë, në fitoren 1-0, gjatë fazës së grupeve të Euro 2016.

Karriera e Sadikut:

2008–2009        Turbina               40          (10)

2009–2010         Gramozi              28          (8)

2010–2011          Elbasani               14          (5)

2011–2012          Locarno                39        (28)

2012–2013          Lugano                43          (24)

2014 -2015          Zürich                  43          (10)

2016 - Vaduz (huazim)                   16           (7)

2017 -    Lugano (huazim)              16           (9)

2017 -2018  Legia Varshavë

Ekipi kombëtar

2010–2011      Shqipëria U–19      1           (0)

2011–2012      Shqipëria U–21      7           (6)

2012 –             Shqipëria                 28        (9)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: