Atentat në Tiranë, plagoset 28-vjeçari në “Rrugën e Dibrës”

Atentat në Tiranë, plagoset 28-vjeçari në “Rrugën e Dibrës”
Rreth orës 09:30 në rrugën e Dibrës në Tiranë, një 28-vjeçar është plagosur me armë zjarri

 “Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28  vjeç . Sipas të dhënave paraprake 28 -vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me  të bardha, rreth 1 e 60  i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

Ndërkohë i plagosur  është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit gjithashtu vazhdon puna për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /f.ç/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: