Berisha: Katër familje në zi, Rama mburret me Dhërmiun

Berisha: Katër familje në zi, Rama mburret me Dhërmiun
Ish-Kryeministri Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar Kryeministrin Rama për cinizëm me zinë që ka pllakosur në familjet e katër pushuesve që ndërruan jetë në bregdetin e Vlorës.

“Rama fyen të vdekur dhe të gjallë! Për të, zia e të tjerëve nuk ekziston!” shkruan Berisha.

Ish-Kryeministri e komenton postimin e Ramës për bukurinë e bregdetit të Jugut si një akt cinizmi.

“Edvin Kristaq Rama të duket sikur ka zgjedhur t'u thotë atyre, vlonjatëve e shqiptarëve, se unë kam qejfet e mia dhe nuk me plasi se u mbytën ata. Ai mburret me cinizëm me qejfin që po shijon në Dhërmi, duke postuar sot pamje të Gjirit te Gjipesë”, shkruan ish-Kryeministri. /a.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: