Bie çmimi i biletave për kualifikimin në Champions, Agolli “i çon të fala” Kukësit

Bie çmimi i biletave për kualifikimin në Champions, Agolli “i çon të fala” Kukësit
Kampionët e Shqipërisë do të luajnë nesër përballë kampionëve të Moldavisë, Sheriff Tiraspol, ora 19:30, në “Elbasan Arena” ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues Champions League.

Kukësit i duhet të përmbysë humbjen e parë 1-0, për t’u përballur më tej në raundin e tretë me ekipin e Ansi Agollit, Qaeabag të Azerbajxhanit.

Momentalisht skuadra e Ansi Agollit po fiton në Gjeorgji ndaj Samtredia 1-0, ndërsa e ka fituar edhe ndeshjen e parë, 5-0. Kapiteni i kombëtares sonë është titullar në fushë.

Para se të bëj llogaritë për Qarabag, Kukësit i duhet nesër përmbysja e humbjes së kaluar me Kairat që pavarësisht se me shifra minimale nuk parashikohet e lehtë.

Për ndeshjen me Kairat, Kukësi kërkon mbështetjen edhe të tifozëve të Elbasanit duket vendosur në tribunën përballë një çmim bilete që i shkon për shtat ndeshjeve pa interes të kampionatit tonë.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga një treshe boshnjake me kryesor, Irfan Peljto. Fitorja minimale 1-0 e Sherif Tiraspol një javë më parë në Moldavi jep mjaftueshëm shpresë për të besuarit e Ernest Gjokës, që të përmbysin shifrat në Elbasan, me qëllim kualifikimin në raundin e tretë. Ekipi moldav mbërriti sot në Tiranë e më pas iu drejtua Elbasanit.

Skënderbeu pret të enjten në Korçë, në takimin e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Europa League ekipin Kairat të Kazakistanit.  Ndeshja mes Skënderbeut e Kairat do të luhet ora 20:00, ndërsa takimi i parë mes tyre ka përfunduar në barazim 1-1.  Kroati i Skënderbeut, Radas e pranoi sot se edhe barazimi pa gola do të jetë një rezultat i kënaqshëm për kualifikimin.

Edhe skuadra korçare për të pasur stadiumin plot dhe mbështetjen e tifozëve ka planifikuar një çmim të ulët të biletave.

Në rast se Skënderbeu kalon këtë tur do të përballet më raundin e tretë me fituesin e çiftit Shamrock Rovers- Mladá Boleslav, ku çekët shihen më pranë kualifikimit pas fitores së parë 3-2 në transfertë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: