Deklaron përfaqësuesi ligjor në KQZ: PDIU-ja ka vjedhur vota

Deklaron përfaqësuesi ligjor në KQZ: PDIU-ja ka vjedhur vota
Një deklaratë bombë erdhi në mbrëmje gjatë procesit të rinumërimit të votave në 64 kutitë e Tiranës, ku PDIU pretendonte për shkelje në procesin e administrimit dhe numërimit të tyre.

Erion Manahasa, përfaqësuesi ligjor i PDIU, gjatë mbledhjes së KQZ që u transmetua drejtpërdrejt, deklaroi se partia e tij kishte vjedhur vota gjatë procesit zgjedhor të 25 qershorit 2017.

Më pas z. Manahasa dialogoi me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, i cili u detyrua të kërkonte nga ai përsëritjen e deklaratës, për të mësuar nëse ishte gabuar në atë që tha.

Por z.Manahasa, i sigurt në deklarimin e mëparshëm përsëriti se “PDIU-ja kishte vjedhur vota”./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: