Deputeti i PS-së: Ministrat teknikë si plakat e lagjes, vijnë e s’dinë të ikin

Deputeti i PS-së: Ministrat teknikë si plakat e lagjes, vijnë e s’dinë të ikin
Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu, ironizon në një status në Facebook “teknikët e qeverisë” Rama, emëruan pas marrëveshjes Basha-Rama më 18 maj.

Ndreu i krahason ministrat e emëruar nga PD-së me plakat që shkojnë të pinë kafe diku dhe pastaj aq harrohen me muhabete sa nuk dinë të ikin.

“Këta ministrat teknike të PD janë bërë si ata plakat që të vijnë në shpi për kafe dhe harrojnë me ikë duke bërë muhabet!”, shkruan Ndreu.

Më herët kreu i qeverisë, Edi Rama, ka deklaruar se po pret largimin e ministrave teknikë, pasi nuk do që t’i shkarkojë.

“Po pres që ata të largohen vet”, deklaroi kryeministri./l.k/

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: