Deputetja e PD-së, Arbjola Halimi: Përse nuk jam me Lulzim Bashën

Deputetja e PD-së, Arbjola Halimi: Përse nuk jam me Lulzim Bashën
Deputetja e PD-së për qarkun e Elbasanit, Arbjola Halimi, e cila nuk u rikandidua në sesionin parlamentar që po vjen, në adresën e saj në Facebook, ka shprehur sot qartë qëndrimin e saj kundër ish kryetarit të PD-së dhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e brendshme, zotit Lulzim Basha, duke dhënë versionin e saj edhe mbi arsyet e humbjes së thellë të PD-së në zgjedhjet parlamentare si dhe duke drejtuar gishtin tek të ashtuquajturit “sekti sorosian” në PD.

Më poshtë qëndrimi i plotë i deputetes Halimi:

“Përse nuk jam me Lulzim Bashën.

Në fillim dëshiroj të saktësoj se të mos jesh me dikë, jo domosdoshmërisht nënkupton se je me dikë tjetër. Ka njerëz që në jetë udhëhiqen nga parime në gjykimet e vendimet e tyre e jo nga klane. Plus që, kjo akuza e klaneve është, mendoj, pikërisht e atyre që ushqehen sot nga një klan, ai i vrasjes së PD, sekti sorosian.

Kur u bëra ne fillim pjese e Parlamentit Shqiptar (rreth 2 vite e gjysmë me parë), kishte diçka qe me binte ne sy. Shqetësimi kishte te bënte me faktin ( e kam ndare shpesh me koleget e mi) se pothuajse ne asnjë rast te vetëm (me përjashtim te atij momenti kur u be rrëmuja e madhe ne Parlament, ku jemi takuar rreth 5 min) nuk jemi thirrur dhe nuk kemi biseduar kurrë si deputete, për problematika qe shqetësojnë zonën ose edhe partiake, ne zyrën e Lulzim Bashës. Kujtoj se Deputeti është një njeri i veshur me pushtet jo te paket, qe i duhet partisë për te forcuar pozitën e kredencialet e saj gjate jetës politike, sidomos ne opozite dhe se përfaqëson përafërsisht rreth 12 mije zgjedhës, ndaj injorimi i tij është injorimi i tyre.

Se dyti gjykoj se Partia Demokratike është goditur ne shpirtin e saj. Shpirti i PD janë Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj. Sigurisht edhe ne te rinjve na dhemb. Aq me tepër kur djallëzisht cilësohesh Republike e vjetër. Kujtoj se elitat qarkullohen, nderohen, nuk dëmtohen nga komplekse inferioriteti.

Se treti, por jo për fatin tim politik, me ka tronditur tej mase tradhtia për te hequr nga lista njerëz me vlera e kontribut profesional e politik, për ti zëvendësuar me njerëz pa cilësi, pa formim, pa jete publike, analfabete, te tjerë pa lidhje me te djathtën, anonime, etj, etj.

Sigurisht qe nuk kam qëndruar për këtë 3 muaj ne çadër. As unë, as koleget e mi, as njerëzit te cilët te shokuar na telefonuan për me shume se dy jave me radhë, ne përpjekje për te kuptuar se çfarë mund te kishte ndodhur.

Promovim Cilian e Sorosian. Ajo qe dhemb këtu është se këta nuk janë demokrate. Kjo dhemb shume. Ndaj, unë besoj se urgjenca sot është te shpëtojmë Partine Demokratike.

I bej thirrje çdo demokrati qe te hulumtoje e te jete i thelle ne gjykim. Te mos dorëzohen për një copëz pushteti qe gjithashtu nuk ka për te ardhur. Demokratet qe njoha unë ne çadër, e jo pak, te gjithë demokratet qe kam takuar, nuk janë te tille. Te bashkohemi për te shpëtuar Partine Demokratike dhe te bëjmë zgjedhje te vërteta demokratike.

Se fundi një sqarim. Shpesh ne media është qarkulluar lajmi se nuk kemi dale ne fushate. Paturpësisht e pavërtetë. Kemi dale. Me sakte, kemi bere përpjekje për te dale kundrejt te gjitha djallëzive për te mos na njoftuar, për te na injoruar edhe kur ishim prezente, etj, etj.

Ne mbyllje diçka qe nuk do ta toleroja kurrsesi. Para disa ditësh një zonje pa brumë as partiak, as vetjak, e me një status me shume mediatik sesa politik, mori guximin te fliste per një tjetër zonje se cilës i qëndron tejet larg për atë se çfarë përfaqëson jo vetëm politikisht por edhe për historinë tone te disa viteve. Shkurt, me ku e ku me shume vlera e elite, pavarësisht se kudo mund te gjenden kritika e se askush nuk është perfekt. I them kësaj zonjës te shkoj te derdhe pak mund, djerse, e pastaj te guxoje.

" Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce"

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: