Duka i shtron drekë Panucci-t në Shijak, Bulku i mbetet “besnik” trajnerit të ri

Duka i shtron drekë Panucci-t në Shijak, Bulku i mbetet “besnik” trajnerit të ri
Pas prezantimit të Christian Panucci, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka shtuar një drekë me trajneri të ri të kombëtares sonë.

Ai ka shkuar në vendlindjen e tij Shijak, ku ka zgjedhur restorantin e një kuzhinieri të njohur, Fundim Gjipali, i cili në profilin e tij zyrtar publikoi edhe një foto nga  dreka e parë kuqezi e trajnerit italian, Panucci.

“Ne nga Shijaku mbahemi për qejf, alegri dhe mikpritje. Por mbi të gjitha kur bashkohen shijakësit, bëhet super lojë :)

“Me Armand Dukën dhe trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare Christian Panucci në drekën e parë në Padam. Suksese mjeshtër!” – shkruan Gjipali.

Përveç trajnerit Panucci në tavolinë janë edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit të FSHF-së në federatë. Ajo që bie në sy është prania e Ervin Bulkut, ish-ndihmës i Gianni de Biasi, i cili duket se do të vazhdojë të ruajë të njëjtin pozicion si ndihmësi i Christian Panucci. Nga ky i fundit pritet përzgjedhja e dy ndihmësve shqiptarë, pasi ka vendosur rreth stafit italian.

Christian Panucci do të marrë me vete stafin e besuar, me të cilët punon prej vitesh.  Ndihmës i tij do të jetë Paolo Rodolfi, 58-vjeç, asistent i tij te Ternana. Përgatitës fizik do të jetë Alessandro Ciullini, 53-vjeç, punoi te Liverno me Panucci gjatë sezonit 2015-2016. Ai do të ketë në staf edhe një ndihmës për analizat e kundërshtarëve, Alariço Rossi. Pjesë e stafit të tij do të jenë edhe dy profesionistë vendas, që besohet se janë të njëjtit që pati De Biasi, Ervin Bulku dhe Ilir Bozhiqi.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: