Horoskopi sot, e hënë 24 Korrik 2017

Horoskopi sot, e hënë 24 Korrik 2017
Dashi

Dita me ulje dhe ngritje, me kontraste në dashuri që do lënë gjurmët e tyre. Venusi nuk duket mirë në, por mos kini frikë, së shpejti çdo gjë do të qetësohet. Beqarët do të duhet të mendohen mirë para se të flasin për të shmangur disa gabime të rrezikshme. Kujdes nga miqtë e rremë.

Demi

Nëse keni një dashuri sekrete, kjo duket se është koha e duhur për ta formalizuar. Beqarët mund të kenë përvoja të çuditshme të cilat lidhen sidomos me njerëzit të cilët i njohin kohët e fundit. Kjo nuk është një kohë e mirë për dashuri.

Binjakët

Dashuria është padyshim duke u bërë më mirë, por nuk duhet që të mburreni. Zilia është në qoshe, gati për sulm dhe më e keqja do të kalojë. Mos e konsideroni fare. Sot beqarët do  ushqejnë dyshime për një person që sapo e kanë takuar. Mos ia besoni sekretet tuaja.

Gaforrja

Sot Venusi do të bëjë që ju të ndiheni të kënaqur në dashuri dhe në mbrëmje sidomos, edhe pse disa mosmarrëveshje mund t’u shqetësojnë. Ato do të kalojnë. Mos jini të rreptë me partnerin tuaj. Për beqarët do të shfaqen dashuri të reja. Mbrëmja do të jetë nën një shoqëri të mirë.

Luani

Pyetni për një sqarim, duke shmangur kështu keqkuptimet në dashuri. Sigurohuni që fjalët tuaja nuk janë keqinterpretuar dhe se një person i dashur e di se cilat janë ndjenjat tuaja. Beqarët sot do të zgjerojnë rrethin e tyre dhe do të gjejnë mirëkuptim me një person magnetik.

Virgjëresha

Sot do të jetë një ditë e mërzitshme dhe për t’u shkëputur, ju duhet të shikoni mundësitë e duhura. Dashuria është e qëndrueshme dhe rezervon surpriza të mëdha. Edhe pasioni gjithashtu. Për zemrat e vetmuara do të ketë disa lajme në mbrëmje. Disa mund të jenë të tërhequr drejt jush.

Peshorja

Ditë e rëndësishme sa i përket dashurisë, ju do të jeni mjaft të dashur. Ju gjithashtu mund të planifikoni një pushim për të festuar një ditëlindje ose përvjetorin e një lidhjeje. Beqarët do të duhet të presin disa kohë para se të dalin në përfundime në lidhje me një person.

Akrepi

Në çështjet emocionale duhet që të sqaroni pozicionin tuaj të mirë. Nuk ka kuptim gjithmonë duke kërkuar ballafaqim, ndonjëherë ju duhet të arrini edhe një kompromis. Beqarët do të marrin lajme interesante dhe të përshtatshme në dashuri. Ju duhet vetëm që të zgjidhni.

Shigjetari

Ju sot do të jeni të kënaqur dhe të ngazëllyer me planetët që gjenden në anën tuaj dhe mund të mbështeteni në një fillim absolutisht të përsosur të kësaj jave. Hëna në shenjën e Luanit i mbron marrëdhëniet. Beqarët sot do bëjnë takime të rëndësishme. Disa njerëz do të njohin persona të rinj të veçantë.

Bricjapi

Pasiguritë në lidhje me marrëdhënien tuaj do të bëhen sot edhe më të forta. Nëse ju nuk jeni ende të bindur në historinë tuaj, sqarojeni mirë atë para se të jetë shumë vonë. Beqarët do të kenë lekë për të vënë mënjanë. Merrni mundësinë për të gjetur dashurinë.

Ujori

Kujdesuni për një person që mund të ngatërrojë idetë për një çështje që ju intereson shumë. Dashuria, fatmirësisht partneri juaj është gjithmonë në anën tuaj. Për beqarët, në mbrëmje do të ketë një ftesë interesante. Perspektiva të shkëlqyera për një pushim ose një udhëtim.

Peshqit

Mos shikoni pas në të kaluarën, nëse nuk doni që ta gjeni veten pa energji. Sot është koha për të kthyer faqen dhe për të ndërtuar një të ardhme të ndryshme me një partner të ri. Beqarët do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos u përfshirë në situata të turpshme.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: