Horoskopi sot, e premte 21 Korrik 2017

Horoskopi sot, e premte 21 Korrik 2017
Dashi

Sot nuk do të jeni humor dhe me ide të paqarta. Shumë të pasigurt dhe plot dyshime, teksa çdo gjë do t’ju duket pa kuptim. Mos merrni vendime, kjo nuk është koha e duhur. Beqarët do të lëvizin me kujdes dhe një histori që ishte duke nisur për ta, tashmë është duke përfunduar.

Demi

Ju mund të rivlerësoni një raport në bazë të sqarimeve që keni kryer në takimet e fundit. Venusi është në anën tuaj dhe ju ndihmon të shëroni ndjeshmëritë e vendosura mënjanë për një kohë të gjatë. Yjet sigurojnë flirte për beqarët, por asgjë serioze.

Binjakët

Ju do të jeni të mbushur me gaz sot dhe pa brenga. Ndërsa disa takime do të bëjnë që ju të ëndërroni. Ditë e shkëlqyer për ata që janë një çift i qëndrueshëm. Beqarët do të duhet të jenë të kujdesshëm për të mos rënë në gabime sentimentale, nga të cilat mund të gabojnë shumë.

Gaforrja

Nuk mund të ndikoheni nga të tjerët në vendimet tuaja private. Mendoni vetëm për veten tuaj për të gjetur se cilat janë ndjenjat tuaja të vërteta. Mos e lini t’ju tejkalojë përtacia. Beqarët do të jenë të ëmbël dhe romantikë e të gatshëm për të filluar aventura të reja.

Luani

Sot pasioni do të forcojë marrëdhëniet tuaja me të dashurit tuaj. Ju do të përjetoni çaste emocionuese dhe do ta vlerësoni siç duhet një atmosferë të bukur sensualiteti dhe romance. Beqarët do të duhet të merren me një marrëdhënie të lindur rastësisht. Kushedi, kjo mund të jetë diçka e qëndrueshme.

Virgjëresha

Sot Venusi do t'ju lejojë të jetoni çaste deri në intimitet me partnerin tuaj. Lëreni veten tuaj të shkojë e lirë për të paktën një herë të vetme dhe mos i kushtoni vëmendje paraqitjes së jashtme. Duhet të jeni spontanë. Beqarët do të fillojnë të bëjnë projekte dhe ndoshta duke planifikuar ndryshime të mëdha.

Peshorja

Nëse e gjeni veten të humbur në harmoninë në çift, sot ju mund edhe të rinisni bisedimet e lëna pezull. Një cupil ose takim me një ish, mund t’ju përfshijë përsëri. Planetët ofrojnë takime intriguese për beqarët, të cilët do të joshen nga një Bricjap.

Akrepi

Bashkëfajësia me një personin tuaj të dashur do të shpërndajë ndonjë pasiguri të mundshme në lidhje me marrëdhënien tuaj. Teksa një person i së kaluarës kërcënon të shkatërrojë çdo gjë. Beqarët mund të mbështeten në bukurinë e tyre për të nisur nga aventurat.

Shigjetari

Disa keqkuptime të vogla me partnerin tuaj do të jenë në gjendje t’ju vënë në ankth. Shmangini temat e debatit nëse nuk doni të krijoni grindje të panevojshme. Njerëzi e vetmuar janë ende të lënduar nga një zhgënjim i kohës së kaluar. Nuk është koha për të përmbushur dashurinë.

Bricjapi

Pak 'acar’ i ftohtë dhe dashuria juaj ëhhtë gati për t'u mbytur. Nëse ju doni ta rindizni flakën, duhet që të vendosni themelet për një projekt të ardhshëm. Zemrat e vetmuara do takojnë njerëz shumë interesante, por do të kenë frikë të bien në dashuri. Prisni pak.

Ujori

Ditë e shkëlqyer për takim në çift. Ato do të vënë një vulë për një bashkim, me një bashkëjetesë apo martesë. Sot ju do të përjetoni momente të dobishme erotike. Beqarët do fluturojna lule me lule dhe do të jetojnë aventura apo flirte pa detyrim.

Peshqit

Lëreni mënjanë krenarinë dhe rifitojeni një person të dashur. Yjet ju japin vuajtje të mëdha në qoftë se ju e lini të shkojë, prandaj duhet të bëni gjithçka për të joshur zemrën e tij. Beqarët nuk do të duhet të shkojnë shumë larg me një njohje të re.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: