"Humbje e dyfishtë" për Pajtim Kasamin, Shcerzinger e vetme pranë tij në Mykonos

"Humbje e dyfishtë" për Pajtim Kasamin, Shcerzinger e vetme pranë tij në Mykonos
Nicole Scherzinger, këngëtarja e njohur dhe me famë botërore, është e njohur gjithashtu edhe në botën e sportit si ish- e dashura e kampionit të Formula 1, Luis Hamilton, me të cilin kaloi një kohë të gjatë.

Por ajo vitin e shkuar kaloi një javë të çmenduar me futbollistin me origjinë shqiptare Pajtim Kasami, në ishujt grekë. Fotot e tyre bënë bujë, teksa Scherzinger u shfaq e dehur. Por ajo është rikthyer sërish në Greqi këtë vit, teksa shihet e kthjellët por vetëm.

Ajo ndodhet në ishujt Mykonos, ende pa partner. Pajtim Kasami i Olimpyakos duket se nuk do të jetë më tej pjesë e planeve të trajnerit të ri të kësaj skuadre, ish-lojtarit të kombëtares sonë Basnik Hasi.

A janë impenjimet e Kasamit për të gjetur ekipin e ri, apo Scherzinger nuk “e njeh më atë”, kjo mbetet për t’u zbuluar!

Gjithsesi këngëtares me famë botërore nuk ka tradhtuar ishujt grekë edhe këtë verë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: