“I forti” lëvizte me armë në brez, pa policinë, e flaku dhe ia futi vrapit

“I forti” lëvizte me armë në brez, pa policinë, e flaku dhe ia futi vrapit
Një i ri, që e dukej vetja i fortë, lëvizte me armë në qytetin e tij, Kuçovë.

Por, dje, 21-vjeçari Xh. K., i doli papritur përpara patrullës së policisë dhe kur ata i bënë shenjë të afrohej ai i dha vrapit i tmerruar. Pas disa metrash vrapim hodhi edhe armën, që e mbante pa leje.

Policët pasi sekuestruan në cilësinë e provës pistoletën e markës “Beretta”, u vunë në ndjekje të të riut. Ata mundën ta kapin dhe arrestojnë të riun pas disa minutash.

Nga kontrolli në çantë u gjet edhe një fishek i kalibrit 9 mm.

Për të riun policia kishte informacione, të siguruara në rrugë operative, se lëvizte gjithnjë i armatosur.

“Xh. K., 21 vjeç, banues në Kuçovë, u arrestua pasi në lagjen “Tafil Skëndo”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë duke u larguar me vrap dhe hedhur një pistoletë të markës ‘Beretta’, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, deklaroi policia. /l.k/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: