Ilir Meta betohet sot si President, detajet e ceremonisë për Kreun e Shtetit

Ilir Meta betohet sot si President, detajet e ceremonisë për Kreun e Shtetit
Ilir Meta do të marrë sot zyrtarisht detyrën si Kryetar i Shtetit duke u bërë Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë.

Ceremonia e betimit të tij në Kuvend do të mbahet në orën 18:00 të pasdites.

Pas kësaj, në orën 19:00, Presidenti i ri do të drejtohet për në Presidencë, për të vijuar ceremoninë.

Fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament.

Pas fjalës që do të mbajë Presidenti i ri, në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.  /f.ç/

Foto: Google

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: