Kryeministri Rama në mes të motrave Koçi

Kryeministri Rama në mes të motrave Koçi
Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, kryeministri shqiptar Edi Rama shihet përkrah motrave Greta dhe Eni Koçi. Në këto ditë të nxehta vere motrat Koçi janë në pozicionet më të larta të klasifikimeve muzikore me hit-et e tyre verore.

Por njihet nga të gjithë fansat e tyre se të dy motrat janë më të afërta me Partinë Demokratike, ku Greta Koçi ka qenë edhe një nga eksponentët kryesorë të forumit rinor. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar kryeministrin Rama të pozojë me dy motrat bukuroshe.

“Eni Koçi majtas Greta Koçi djathtas” ka shkruar kryeministri në Facebook.

Në këtë foto shfaqen Greta dhe Eni me bikini, ku duken mjaft tërheqëse, kurse Edi Rama shumë i qeshur, ka pozuar në mes të të dy këngëtareve të njohura.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: