Manjani: Vetingu imediat, mjerë kush shkon në gjykatë

Manjani: Vetingu imediat, mjerë kush shkon në gjykatë
Edhe një herë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shkruar se vettingu është shumë i nevojshëm, ndërsa institucionet e reja duhet të nisin menjëherë nga puna.

Manjani lë të kuptohet se ka pasur një eksperiencë të hidhur personale, kur shkruan se "disa e kanë lëshuar pa doreza".

I angazhuar tani si avokat, ish-ministrin e çon shpesh puna në gjykatë, ku përballet me togat e zeza në mbrojtje të klientëve të tij.

“Vetting-u,por edhe institucionet e reja duhet të fillojnë punë një orë e më parë! Disa e kanë lëshuar pa doreza!

Mjerë kë çon halli në gjykatë!’, shkruan Ylli Manjani./l.k/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: