Marina Vjollca rikthehet me një emision të ri...E paqartë sfida ndaj Alketa Vejsiut!

Marina Vjollca rikthehet me një emision të ri...E paqartë sfida ndaj Alketa Vejsiut!
Moderatorja  prej shumë sezonesh e emisionit “Procesi Sportiv” në Top Channel, Marina Vjollca, pritet ta nisë sezonin e ri me një emision të ri në një televizion tjetër.

Ajo pritet të jetë prezantuese e një emisioni muzikor në “Tv Klan”.

Lajmin e ka bërë publik Ermal Mamaqi, në “Zing.al”, sipas të cilit Marina do të drejtojë një emision muzikor sipas një formati francez muzikor të përshtatur.

Sipas “Zing.al” me këtë risi televizive Marina do të jetë konkurrente e hapur me Alketa Vejsiun, e cila ka drejtuar dy emisione në “TvKlan” , “X Factor” dhe “Your Face Sound Familiar”.

Ajo që nuk shpjegohet është se përse afrimi i Marina Vjollcës te “Tv Klan” do të ketë konkurrencë pikërisht me emisionet e Alketa Vejsiut, e jo për shembull me atë të Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”.

Dihet se emisionet pavarësisht se mund jenë të së njëjtës gjini brenda një televizioni garojnë për audiencë me emisione të ngjashme në televizionet e tjera, apo kur transmetohen brenda një orari. “X Factor” për shembull garonte deri tani me emisionin “The Voice of Albania” e jo me "Procesin Sportiv". Mos ndoshta "Zing.al" nuk ka dashur të zbulojë se Alketën nuk do ta shohim më te "X Factor"?

Gjithsesi, Marina Vjollca dhe Alketa Vejsiu, dy prezantuese bionde, ndoshta mund të garojnë se cila prej tyre do të jetë më e pëlqyera apo më e ndjekura në “Tv Klan” ashtu sikurse edhe me emisionet e tjera të këtij televizioni. Nga afrimi i Marinës, ajo që pranohet nga “Zing.al”, është rritja e konkurrencës brenda një prej televizioneve kombëtare.

/a.m/

loading...
loading...