Marota me gruan në Londër, për një shifër rekord te Chelsea

Marota me gruan në Londër, për një shifër rekord te Chelsea
Alvaro Morata mbërriti në Londër me gruan e tij Alice Campello për të firmosur kontratën me Chelsea, pas marrëveshjes rekord për klubin londinez, 78 mln euro, që pagoi te Real Madrid.

Marota u shpreh i lumtur që do të punojë te skuadra e re me Antonio Conte

Alvaro Morata është fotografuar në Londër, sot paradite, pasi i dha lamtumirë pasditen e djeshme trajnerit të Realit të Madridit, Zidane dhe Gareth Bale.

Sulmuesi spanjoll pas marrëveshjes u largua nga kampi stërvitor i Realit të Madridit, në Los Angeles I pyetur nga “Sky Sports” se përse ai vendosi t’i bashkohet Chelsea, Morata theksoi: “Sepse është klubi më i mirë.  Antonio Conte është një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe jam i lumtur që do të punoj me të.”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: